30 nëntor 2015 – Radioja e Venecias njofton se është larguar nga Roja italiane e Financës një nga figurat e njohura të saj, miku i durrsakëve, koloneli Massimo Mocellin. Gjatë 38 viteve karrierë shërbeu në disa poste të rëndësishme komanduese, të tilla si stacioni detare të Vibo Valentia-s, bërthama detare e kufirit e Guardia di Finanza-s në Durrës, grupi II i Venecias, reparti teknik logjistik-administrativ, qendra detare e Formia-s dhe më së fundi, reparti operativ aerodetar i Venecias nga shtatori 2010.

Info

Grupi i 28-të Detar u krijua më 25 prill 1997 në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe të ndërmarra ndërmjet Qeverise Italiane dhe Qeverisë shqiptare dhe ishte ndër komandat e para ushtarake italiane që zhvilloi aktivitete operacionale në territorin shqiptar nëpërmjet patrullimit të përditshëm të ujërave të brendshme dhe territoriale me qëllim që të sigurojë në koordinim me organizmat kompetente vendore zhvillimin e një shërbimi vëzhgimi për të parashikuar dhe parandaluar fenomenin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Italisë. Misioni u vendos në portin e Durrësit dhe në ishullin e Sazanit në prill të vitit 1997 në kuadër të misionit Alba, ndërsa në mars të vitit 2004 nga Durrësi ai u zhvendos në Vlorë.

/portali DurresLajm/