30 nëntor 2015 – Një surprizë e bukur vjen nga Kanadaja. Tingujt e muzikës shqiptare dhe vallja e një grupi kërcimtarësh janë bërë performanca e veçantë e një ndeshjeje në arenën “Air Canada Centre”.
Grupi i valltarëve “Shqiponjat e vogla”, i udhëhequr nga valltarja e njohur Liliana Cingu, kanë performuar “Vallen e Tropojës” gjatë një ndeshjeje të NBA-së mes “Toronto Raptors” dhe “Phoenix Suns”, si një përshëndetje për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
/portali DurresLajm/