30nëntor 2015 – Pasi e nisi fillimisht me gjoba ndaj atyre që urinojnë në hapësirat publike në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se ka zgjedhur një tjetër metodë për të zmbrapsur njerëzit që urinojnë kryesisht poshtë urave.
Në një video të postuar nga Veliaj, thuhet se këto vende janë lyer me një bojë superhidrofobike, e cila kthen mbrapsht urinën. “Po ia bëre Tiranës, Tirana ta bën mbrapsht”, thuhet në mesazhin e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë disa komentues thonë se kryebashkiaku i Tiranës mund ta zgjidhë këtë problem duke bërë banjo publike.
/portal DurrësLajm/