29nëntor 2015 – Deri dje qofte e birra shiteshin në zonën e njohur si Pedonalja, pranë Galerisë së Arteve. Por, sot, në festën e Çlirimit që përkujtohet nga të majtët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka shndërruar dhe sheshin “Skënderbej”, më i madhi jo vetëm në kryeqytet, por në mbarë vendin, në një ambient qoftesh e birrash.

Portali syri.net publikon këtë foto të marrë nga sheshi simbol i Shqipërisë. Bashkia ka nxjerrë karriget dhe tymin pikërisht tek busti i Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, aty ku dashamirësit e alkoolit kanë shijuar atmosferën festimeve me qofte, panine, birrë, erëza dhe pamjen piktoreske nga Skënderbeu që luftoi për të sjellë këtë ditë.

/portali Durrëslajm/