Përfaqësues të SPAK janë nisur për një vizitë në Romë të Italisë ditën e sotme.
Në këtë takim pritet që të diskutohet mbi hetimet e përbashkëta mes dy vendeve, që lidhen kryesisht me trafikun e drogës dhe me pastrimin e parave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Bëhet me dije se përfaqësuesit e SPAK që kanë udhëtuar drejt Italisë janë Dritan Prençi, Vladimir Mara, zv.drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho.
Kujtojmë që prej disa ditësh SPAK ka ndërmarrë disa aksione, ku janë arrestuar zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë.





