Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka dërguar kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Çela sqaron se kjo kërkesë vjen nga fakti se vuan nga hernia fiskale lumbare dhe ka nevojë për fizioterapi e barna anti-inflamatore, regjim shtrate, injeksione selektive të rrënjëve të nervave me kortizonikë apo trajtim kirurgjikal.

Në rast se këto trajtime nuk japin asnjë efekt, atëherë mundësia e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.

Ish-drejtori i policisë u vetëdorëzua vitin e kalua dhe u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.