Vajza e Namik Dokles, Anika Dokle e cila punon mjeke gjinekologe ne spitalin Obstretik Gjinekologjik "Koco Glozheni" ne Tirane shkruan ne statusin e saj ne Facebook se fushata antikorrpsion ne shendetesi kryhet nga zoterinj te parfumosur e zonja te veshura me Prada e cilat nuk duan tia dine per sherbimin spitalor. Ajo shkruan:

Fushata Antikorrupsion ne Shendetesi!

Zoterinj te kollarisur dhe te parfumosur dhe zonja te veshura ne Prada, me lista emerore mjekesh ne dore, bejne kontrollin e prezences ne Spitalet Terciare. Nuk duan t’ja dine cfare nuk shkon me sherbimin spitalor:
-Nuk ka aparatura qe te mbulojne nevojat e spitalit.
-Nuk ka material laboratorik i nevojshem per te bere DIAGNOZE te denje per nje Spital Terciar.
-Nuk ka ilace, as nga ato qe perfshihen ne protokollet e trajtimit

-Nuk ka personel te mesem (vazhdon emerimi i mjekeve te rinj pa kriter).
-Nuk zbatohet Sistemi i Referimit (radhe te gjata te paperballueshme)
-Nuk ka ngrohje ne dimer dhe ftohje ne vere. etj etj
Asnje vleresim te treguesve te performances se mjekeve! Vetem PREZENCA(plot mjeke qe tolloviten 8 ore neper spital)!
Dhe qershia mbi torte! Kosta Barjaba ne krye te kesaj fushtae!!!
Duart Lart!!!! – perfundon statusin e saj Anika Dokle 

/Agencia e lajmeve Dyrrah /