Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2684 testime për persona të dyshuar për koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, 19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (11 prill 2021)
- Raste të reja ditore 238
- Të shëruar në 24 orë 517
- Të shtruar në spitale 221
- Humbje jete në 24 orë 7
- Testime ditore 2684
- Testime totale 589,607
- Raste pozitive 128,393
- Raste të shëruara 97,723
- Raste Aktive 28,353
- Humbje jete 2,317
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 19959
- Fier 2483
- Durrës 1195
- Gjirokastër 1202
- Shkodër 1015
- Korçë 738
- Vlorë 646
- Kukës 323
- Dibër 347
- Elbasan 255
- Berat 88
- Lezhë 102





