Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC) pjesë e Rrjetit POP (Përballja e Ofertave Politike), në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit 2021, organizon një Forum Publik në Durrës me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë të partive të ndryshme, qytetarëve dhe shoqërisë civile në një debat publik në formatin hibrid.
Qëllimi i debatit është diskutimi i Kontratës Sociale, një dokument me prioritetet e përzgjedhura nga komunitetit i Durrësit, përmes një procesi konsultimesh, gjithashtu edhe të dëgjohen ofertat politike të subjekteve politike në raport me këto prioritete, bazuar në shtyllat kryesore: Shëndetësia; Zhvillimi Ekonomik; Infrastruktura Publike; Pjeësmarrja Qytetare dhe Transparenca.
Organizatorja e këtij debati, Mirjam Reçi bën të ditur se ftesës për debat dhe diskutimit të Kontratës Sociale, i janë përgjigjur pozitivisht kandidatët për deputetë Igli Cara (PD), Enon Karapici (LSI), Valbona Sakollari (BD), Florian Tahiri (PDIU), Marsel Rupi (Nisma#Thurje).
Ndërkohë që bie në sy se asnjë kandidat nga e majta nuk pritet të jetë pjesë e debatit dhe sipas Reçit, pavarësisht se ju bë ftesë nuk pranuan të ishin të pranishëm.
Forumi do të organizohet me pjesëmarrje të ulët në vend pranë Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës, kjo për të respektuar protokollet anti COVID-19 dhe me lidhje direkte online në platformat ZOOM dhe Facebook.





