Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar ditën e sotme nga Vlora se të hënën do të vijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.
Sipas Manastirliut, nga fillimi i javës së ardhshme do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç. Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.
“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.
Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza Pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.





