Një dentiste që duket se nuk e ka problem të shfaqë bindjet e saj politike haptazi është përballur me një incident.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Eldona Sipri, denoncon faktin se adezivi që kishte vendosur në xhamin e makinës, ku shkruhej “Voto 9, Partia Demokratike” i është shkulur nga ata që ajo i quan “elementë të jashtëm në këtë zonë”.

Ndërsa publikon foton që dëshmon se logoja nuk është më në xhamin e makinës së saj, ajo është kundërpërgjigjur duke bërë një veprim surprizues.

Në videon që ka publikuar në rrjete sociale, dentistja Sipri ka filmuar automjetin e saj, ku duket qartë një flamur i PD-së këtë herë brenda xhamit të makinës, ndërsa mjeti qëndron i parkuar para shtabit elektoral të kandidatit për deputet Jurgis Çyrbja. Dentistja shpreh hapur mbështetjen e saj për kandidaten e PD-së në këtë zonë, Manjola Luku.

“Unë improvizova një flamur brënda xhamit dhe ndryshe nga ju, unë nuk shqyej postera por ta lë makinën aty që Çyrbja me shokë të shohë që në këto zona ka njerëz si @manjolaluku që janë pranë njerëzve me veprime njerëzore dhe konkurencë demoralizuese që i dërgoi faktorët e jashtëm në një veprim të ulët si ky”,- shkruan Sipri.

Postimi i plotë: