Drejtoresha e Shëndetit Publik në Durrës, Aurora Hyka në një dalje për mediat nga sheshi “Liria” ky sot nisi procesi i vaksinimit masiv tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 13 200 qytetarë në qytetin bregdetar.
Hyka u shpreh se ata individë që e kanë të pamundur të paraqiten në shesh për të marë dozën e parë të vaksinës kineze, “Sinovac”, ky shërbim do t’iu ofrohet pranë qendrave të tyre shëndetësore ose edhe në banesë.
“Sot jemi të atashuar pranë sheshin “Liria” me çadrën për vaksinimin masiv për moshat. Vazhdon vaksinimi për personat mbi 80 vjeç dhe për personat që iu jepet shërbimi në banesë.
Kemi persona që nuk mund t’i sjellin deri këtu, shërbimi jepet pranë qendrave shëndetësore apo edhe në banesë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 13 200 qytetearë por jemi në proces.”, tha ajo ndërsa tregoi se targeti ditor arrin në vaksinimin e rreth 1000 mijë personave.
E pyetur për vaksinimin e kategorisë së stomatologëve dhe mjekëve privatë, Hyka u përgjigj se deri më tani, institucioni që ajo drejton ka patur komunikim me ato institucione të cilat kanë paraqitur listat në mënyrë zyrtare.
“Komunikimin institucioni jonë e ka patur me institucione zyrtare si Urdhri i Mjeku, Urdhri i Farmacistit, Urdhri i Infermierit, të cilët kanë çuar listën e personave në formë zyrtare.”
Më tej, drejtoresha Hyka u shpreh se ka patur edhe qytetarë që e kanë refuzuar vaksinën antiCovid por që brenda ditës kanë ndryshuar mendje.
“Ka refuzime por ajo që shikohet është që kërkesat vijnë shumë shpejt, për një ditë, ka patur raste edhe brenda ditës.”
Kujtojmë që personat e vaksinuar deri më tani cilët janë personel mjekësor, mësues, punonjës policie, të moshuar dhe gazetarë.
Javën e ardhshme pritet që të ulet fasha e vaksinimit për të mudësuar që edhe personat nën 65 vjec të paraqiten pasi të njoftohen mga mjeku i familjes.





