Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit vijon edhe ditën e sotme.
Faqja zyrtare e TIA-S ka publikuar fluturimet e anuluar deri tani.

Prej ditës së djeshme janë pezulluar fluturimet në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror. Ata kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit.





