Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca teksa ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që partitë politike duhet të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca theksoi se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

MESAZHI I SORECËS:

Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.