Nis ngritja e çadrës në sheshin “Liria” në Durrës, ku pritet të nisë vaksinimi i personave +65 vjeç.

Tenda metalike ka nisur të ngrihet tashmë pranë Pallatit të Kulturës, njësoj si në Tiranë, ku vaksinimi masiv nisi të realizohej në sheshin “Skënderbej”.

Deri më tani, si qendra vaksinimi në Durrës kanë funksionuar pallati i sportit “Ramazan Njala”, ku nisi vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vje­ç dhe më pas gazetarëve dhe policëve, shkolla “Jan Kukuzeli” ku vaksinohen mësuesit, pedagogët dhe edukatorët e çerdheve dhe kopshteve, si dhe disa qendra shëndetësore ku po vaksinohen të moshuarit me vaksinën kineze Sinovac.

Deri më 31 mars, sipas të dhënave që përditësohen nga faqja e Partisë Socialiste Durrës në rrjete sociale në qytetin bregdetar dhe Shijak janë vaksinuar 5000 persona, ndërkohë që vetëm më 2 prill u vaksinuan 1259 persona.  

Edhe ditën e diel, që përkonte me festën e Pashkëve procesi i vaksinimit në Durrës nuk u ndal. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.