Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, në një ambient që ka shërbyer si dyqan më parë në Lushnje.
“Rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arhan Aliço, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.
Mësohet se për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.





