Gjatë ditës së sotme janë kryer 13.010 vaksinime. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu.
Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 185.496 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëia buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.





