Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje të gjithë atyre që janë mbi 70 vjeç dhe që ende nuk kanë marrë njoftim nga mjeku i familjes, të drejtohen në qendrat e vaksinimit të ngritura në qytetet ku ata jetojnë dhe të marrin dozën e parë të vaksinës.

Nga qyteti i Vlorës, Manastirliu dha lajmin se në ditët në vijim do të vijohet me nisjen e vaksinimit për personat mbi 60 vjeç.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mejku i familjes me kartën e id mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaskinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes. Për ata plus 70 vjeç që s’e kanë marrë informacionin të paraqiten në gjithë qytetet në qendrat e vaksinimit e të bëjnë vaksinën. Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut.”