Ashtu si në të gjithë vendin, sot ka nisur vaksinimi i gazetarëve të terrenit edhe në Durrës.
Një pjesë e punonjësve të medias në qytetin bregdetar kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Gazetari Artur Korriku iu bëri thirrje kolegëve por edhe qytetarëve në Durrës që të shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit për të shpëtuar nga virusi vdekjeprurës, Covid-19.
“Shfrytëzoj rastin t’iu bëj thirrje të gjithë kolegevë të mi por edhe qytetarëve të Durrësit edhe miqve të mi që të mos e neglizhojnë por sa t’iu dalë emri për t’u vaksinuar, me vrap të shfrytëzojnë rastin të vaskinohen dhe të shpëtojmë nga kjo sëmundje që na ka bllokuar prej një viti”, tha ai.





