Një sherr me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shijak, ku për pasojë ka mbetur i plagosue një 21-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Forcat blu kanë shpallur në kërkim autorin.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ç., 16 vjeç, banues në Shijak, pasi më datë 02.04.2021, rreth orës 22:00, në Shijak, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.





