Një 38-vjeçar shqiptar që prej vitesh jeton në Itali është arrestuar pasi akuzohet se trafikonte drogë.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë Roland Gjeci, i cili në momentin e arrestimit po dorëzonte 20 gramë kokainë te një klient në qendër të Potenza Picena. 

38-vjeçari ishte duke lëvizur me një makinë Audi A3, dhe u mbajt në vëzhgim deri kur u takua me një person tjetër që e priste për t’i marrë drogën.

Sapo nisi takimi mes shqiptarit dhe klientit të tij, policia ndërhyri dhe e kapi duke i shitur 20 gramë kokainë.Pas kontrolleve, 38-vjeçarit iu gjetën dhe 330 gram marihuanë dhe 22,500 €, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.