Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.
“Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





