Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore bëjnë me dije se deri më sot nuk ka pasur asnjë rast fataliteti i cili lidhet me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj Covid-19.
Më një deklaratë për mediat ekspertët shprehen s’ka asnjë të dhënë bindëse, argument shkencor e konfirmues që ta vërtetojë diçka të tillë.
Komiteti ka sqaruar se për dy rastet e fatalitetit të pacientëve ku ishte aplikuar vaksina, nuk kishte lidhje shkak-pasojë me vaksinën.
Njoftim nga MSH
Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.
Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.
Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.
Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.
Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.





