Dy të rinj kanë mbetur viktima të një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e shkuar përgjatë autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto në Itali.

Ata janë shqiptari 34-vjeçar, Eder Shqalshi dhe kolegu italian, Erik Galluzzo, 28 vjeç.

Të dy ishin banues në Talmassons në provincën e Udine dhe po udhëtonin në bordin e një kamionçine, që goditi një kamion.

Përplasja ishte mjaft e dhunshme, duke mos u dhënë asnjë shpresë dy të rinjve për të mbijetuar. Ata u nxorën nga pjesët metalike të mjetit nga zjarrfikësit. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje nëpërmjet një helikopteri i shpalli ata të vdekur në vend.