Një mobilieri në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Mësohet se mobilieria është në pronësi të shtetases Ferite Kallmeti.
“Më datë 31.03.2021, rreth orës 23:30, në Nikël, Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në mobilerinë e shtetases F. K., e për pasojë ka vetëm dëme materiale.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.





