Një tjetër tunel është hapur te ish-rrethrotullimi i “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.
Kjo vepër e infrastukturës rrugore është e përbërë nga disa tunele që kanë si qëllim të devijojnë trafikun në hyrje dhe dalje të kryeqytetit duke shmangur trafikun.
Nga Shqiponja në Bulevardin e Ri dhe më pas në Paskuqan dhe lidhja me Shkozën, janë projektet e radhës që do të formojnë unazën e madhe të Tiranës.
Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në terren, deri sa policia hoqi shiritin në hyrje të tunelit për t’i hapur tashmë një tjetër rrugë makinave.





