Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 467 pacientë me Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 109,346 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ditën e sotme janë regjistruar 23,904 raste të reja me koronavirus nga 351,221 teste të realizuara.

Situata epidemiologjike sipas Ministrisë së Shëndetësisë vijon të mbetet vijon problematike, ndërsa është vendosur që përveç mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të përballjes me Covid-19 të marrin vaksinën anti-Covid edhe farmacistët si edhe stafe mjekësore që janë në kontakt me këtë sëmundje të rëndë.

Referuar raportimeve zyrtare, Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus në Itali, ndonëse plani i vaksinimit në këtë rajon ka dhënë rezultate pozitive.

“Padyshim që ne nuk jemi prefektë dhe mund të kemi probleme, por e rëndësishme është që ne po punojmë për t’i përmirësuar ato. Unë kam besim se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë gjenerali i Urgjencës së Covid , Francesco Paolo Figliuolo.