Esat Mala do të jetë lojtar i Teutës. Së fundmi ishte Ballkani që e kërkoi. Më parë edhe Egnatia kërkoi shërbimet e Malës. Ky i fundit u largua nga Vllaznia si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës. Mala do e ketë eksperiencën e tretë në Abissnet Superiore.

Më parë vishte edhe fanellën e Partizanit, ndërsa për herë të parë do punojë me trajnerin Edlir Tetova. Teuta ndërkohë ka prezantuar deri tani Fangajn dhe Umejiegon.

Mala do të jetë tjetër transferim i bujshëm, ndërsa edhe lojtarë si Bregu, Kallaku apo Lajthia kërkohen ndër të tjerë.