Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 biznesmeni Skënder Selmimaj, 53 vjeç.

Mësohet se 5 ditë më parë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit edhe babai i tij, Skënder Selmimaj, në moshën 83 vjeçare.

Skënder Selmimaj ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit. Të dy ishin prekur nga Covid-19 dhe nuk mundën dot t’ja dalin për të mposhtur sëmundjen.

Sot u shënuan 8 viktima dhe 434 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.