Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot rikthimin në shkollë të maturave, teksa mbeten në fuqi masat e tjera antiCovid.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli tha se ky vendim vjen pas vaksinimit që i është bërë mësuesve. Megjithatë situata do të jetë gjatë gjithë kohës në monitorim tha ajo.

“Në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik, kemi vendosur që maturat të fillojnë mësimin në klasë. Është një masë, vijimësia e së cilës do të kushtëzohet nga një monitorim i kujdesshëm gjatë kohës që do të jenë të hapura. Maturat duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga infeksioni. Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore, nga ora 20:00 deri në 6:00. Do të vazhdojnë baret dhe restorantet të mbyllura pas orës 20:00. Mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor. Edhe fluturimet me Britaninë do të vijojnë të jenë të pezulluara.”