Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku i kërkon njohjen reciproke me Kosovën.

“SHBA është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.

Kjo letër është dërguar më 23 shkurt, teksa Blinken falenderon Vuçiçin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, por është zbuluar vetëm një ditë më parë nga presidenti serb, i cili tha se duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën, mesazhi ishte “kuptimplotë”.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.

Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.