Tre persona në Durrës janë arrestuar nga policia, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Një motor ka çuar në pranga dy të rinj. Njëri se ia vodhi një shtetasi dhe më pas ia ka shitur një tjetri, dhe ky i fundit i arrestuar pasi e bleu.

Ndërsa një 45-vjeçar është prangosur pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasit D. S., 18 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.03.2021, shtetasi D. S. i ka vjedhur motorin shtetasit Sh. S. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.”, thuhet në njoftimin e forcave blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.