Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
“Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.”, njofton policia.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.





