Dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar kanë kërcënuar mbrëmë rojen e një firme uji dhe i kanë vjedhur një sasi parash.
“Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia e Lushnjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.





