Disa muaj pas rikonstruksionit të shëtitores “Taulantia”, kjo e fundit është kompletuar me koshat e mbeturinave.

Shqetësimi qe ngritur rreth një muaj më parë nga qytetarë të ndryshëm pranë redaksisë së “DurrësLajm”, ndërkohë që lidhur me këtë çështje pati reaguar edhe kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj.

Ndërkohë sot, situata duket ndryshe në terren. Siç duket qartë nga fotot dhe pamjet filmike që po publikojmë, 50 kosha mbeturinash janë shpërndarë përgjatë gjithë gjatësisë së shëtitores, që mbetet vendi më i preferuar nga durrsakët për shëtitjet e buzëmbrëmjes.