Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako njofton se ka nisur nga zbatimi një masterplan për ndriçimin e rrugëve të qytetit, i cili fillimisht do të përqendrohet në disa akse si “Mujo Ulqinaku”, “Kristo Sotiri”, “Hysen Kërtusha” etj..

Gjatë dy muajve të fundit, bashkia, me fondet e buxhetit të saj ka nisur ndërhyrjet në insfrastrukturën rrugore që lidhin qytetin me njësitë administrative, ndërsa një ndërhyrje e rëndësishme po realizohet në 4 rrugët kryesore në zonën e ish-Kënetës.

Sipas kryebashkiakes, ndërhyrja ka për qëllim përmirësimin e gjendjes aktuale të këtyre akseve, problematika të cilat shpesh janë adresuar nga banorët në njësinë administrative nr.6 apo pranë institucionit të qeverisjes vendore.

M.B.