Policia italiane ka vënë në pranga  tre persona mes të cilëve dy shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që inskenonte rrëmbime për llogari të një grupi terrorist.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë shqiptarët Fredi Trokaj dhe Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini.

Sipas policisë tre të arrestuarit u kanë propozuar dy sipërmarrësve nga Brescia që të stimulonin një rrëmbim. Ata organizuan rrëmbime jashtë vendit, në disa raste në marrëveshje me rrëmbimin të paktën në fazën fillestare, duke kryer mashtrime të vërteta. Një bandë e përbërë nga tre burra, dy shqiptarë Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini përfunduan në burg me akuzat e rrëmbimit për qëllime terrorizmi. 

Nga hetimi nga Prokurori Publik i Romës, i kryer nga prokurori Sergio Colaiocco dhe i koordinuar nga kryeprokurori Michele Prestipino, doli që të tre u propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. 

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se një rast është Alessandro Sandrini, i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u lirua në maj 2019. Tani është nën hetim.

Një çështje tjetër është edhe ajo e rrëmbimit të Sergio Zanotti, të cilin banda e nxiti të shkonte në Antioki në Turqi për të blerë dinarë Irakianë dhe aty u rrëmbye. Të dy Sandrini dhe Zanotti u transferuan më pas në Siri dhe iu dorëzuan një grupi të galaktikës xhihadiste të lidhur me Al Kaeda.e.su.