Policia Kufitare e Qafë Thanës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec për “Mashtrim”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë patrullimit në kufi të gjelbër, kanë kapur shtetasin Andi Xhelo, 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke tentuar të kalonte kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi kishte mashtruar shtetasin E. Sh., të cilit nuk i jepte një sasi lekësh.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.





