Ditën e sotme është sulmuar me gurë një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve është goditur me gurë zyra e PS-së në lagjen “30 Vjetori”.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe nuk janë identifikuar autorët. Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën.
Ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim për mediat në lidhje me këtë ngjarje. Kujtojmë se më herët zyrat e dy subjekteve politike, PS-së dhe PDIU-së u sulmuan në qytetin e Fierit.





