Detaje të reja zbulohen lidhur me djegien e modeles Françeska Jaçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04 të së hënës, në lagjen “Pavarsia” në Vlorë.
BalkanWeb raporton se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze “Range Rover Velar” është tentuar të vidhet.
Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.
Makina e Jaçes shkon në mbi 50 mijë euro. Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri.
Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvenie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.





