“Do të merrja çmimin “Nobel” nëse do të njihja pavarësinë e Kosovës, por nuk kam ndërmend të bëj një gjë të tillë.”

Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase.

“Unë po mendoj për atë që mund të ndodhë në 50 vjet. Ka shumë presion mbi ne, por Serbia nuk do të dorëzohet para kësaj. Pyes veten se çfarë do të thotë historia për ne. Kush ndërtoi rrugët, kush ndërtoi spitalet, kush rinovoi ushtrinë dhe kush bëri çfarë për Serbinë”- tha Vuçiç.

Ai foli edhe për Millosheviç, duke theksuar se ai mund të kishte bërë shumë gabime, por ai nuk ishte aspak budalla. Deklaratat e tij erdhën në një kohë kur pritet të mbahen takimet e para pas zgjedhjes së kabinetit të ri në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut mes palëve pavarësisht se kabineti i drejtuar nga Kurti nuk i jep prioritet atij.