Policia e Durrësit ka arrestuar në ambientet e spitalit 27-vjeçarin Endri Nekaj i cili një ditë më parë u plagos me thikë pas një sherri në zonën e Plazhit.

Nga burimet zyrtare mësohet se është shpallur në kërkim një 26-vjeçar, i përfshirë në konflikt, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.