Territori shqiptar këtë të martë parashikohet të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe të ngrohte në Ultërsirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat nuk do të krijojnë mundësi për reshje sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – VeriLindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.