Kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Casa Italia” në kryeqytet kanë kapur momentin kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij pas rënies së zjarrit në magazinë.
Në foto ai shfaqet duke vrapuar për të shpëtuar të tjerët ndërsa vetë mbeti i bllokuar mes flakëve dhe për pasojë humbi jetën.
33-vjeçari me detyrë shef Sigurie në qendrën tregtare ka marrë një bombol për të fikur vatrën e zjarrit por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ai nuk ka mundur të dalë.
Trupi i tij u gjet tre ditë pas aktivizimit të zjarrit pranë derës së emergjencës dhe u identifikua nga familjarët e tij ndërsa ditën e sotme është shpallur sot “Dëshmor i Atdheut”.