Arjan Sala, 33-vjeçari i ndjerë që humbi jetën mes flakëve në qendrën tregtare, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Titulli “Dëshmor i Atdheut” u firmos nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Sala ishte punonjës sigurie dhe hyri në magazinën e qendrës tregtare për të shpëtuar personat që ishin brenda saj, por nuk mundi të dilte dot prej aty.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u nxor nga magazina e djegur pas tre ditësh. Ai la pas bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël.





