Të shtëna me armë zjarri raportohen në Divjakë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 18:50, në fshatin Ferras dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.
“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftim.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.





