Autoritetet shëndetësore greke njoftuan sot në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1449 raste me koronavirus, prej të cilave 11 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.
Mësohet se vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 54. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 254 031, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 7880 vdekje.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 735. Që nga fillimi i pandemisë, 1 664 pacientë janë lëshuar nga ICU.





