Ashtu si në të gjithë vendin, këtë të diel në qytetin e Durrësit ka nisur aplikimi i vaksinës kineze “Sinovac”, për të moshuar mbi 70 vjeç.

Vaksinimi masiv i të moshuarve kryhet në qendrat shëndetësore të Bashkisë Durrës dhe asaj Shijak.

Ndërkohë, vijon fushata e vaksinimit me Pfizer dhe AstraZeneca për dozën e dytë tek mjekët, mësuesit dhe të moshuarit që kanë marrë këtë lloj vaksine në dozën e parë.