Paraditja e kësaj të diele vijon e kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe do të mbizotërohet në pjesën më të madhe të ditës nga moti i kthjellët.

Ndërsa zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë do të paraqiten me kthjellime dhe herë pas here priten kalime të lehta vranësirash.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.