Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit. Shtetasi Agron F.M., në kushte të rënduar depresioni, është vetëhedhur nga pallati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.





